Neziri: Mërgata jonë është zhvilluar shumë

Aktuale

Neziri: Mërgata jonë është zhvilluar shumë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:46
Isak Neziri

Afaristi kosovar nga diaspora, Isak Neziri ka thënë se mërgata jonë është zhvilluar shumë.

Neziri ka rrëfyer se si është të bërit biznes në Gjermani.

“Nuk është e lehtë me zhvillu biznes në një vend të huaj, gjuhë dhe kulturë të huaj, por fal Zotit, punës dhe angazhimeve tona, si mërgatë që jem atje dhe falë bashkëpunimit mes vete, ia kemi dalë dhe ia kemi arrit qëllimit”, ka thënë Neziri.

Ai ka thënë se potenciali i mërgatës po shfrytëzohet pak në Kosovë.

“Ka shumë hapësirë për shfrytëzimin e potencialit të mërgatës në Kosovë. Është koha që duhet meu shfrytëzuar përvojat tona që i kemi fituar jashtë vendit”, ka thënë Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat