Gazmend Gjyshinca del me teori të veten: Kërkon të nisin bisedat për heqjen e vizave edhe nga ShBA-ja

Aktuale

Gazmend Gjyshinca del me teori të veten: Kërkon të nisin bisedat për heqjen e vizave edhe nga ShBA-ja

Më: 11 janar 2024 Në ora: 17:54
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i VV-së Gazmend Gjyshinca ka shkruar se pas vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, beson që kjo do të pasohet edhe nga vendet tjera të rajonit të gjirit-GCC.

Gjyshinca tutje thotë se është kohë që të fillojnë bisedat për largimin e regjimit të vizave nga ShBA.

“Hapësira e lëvizjes dhe e shkëmbimeve për shtetasit e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Pas liberalizimit të vizave me zonën Schengen, tash do të lëvizim lirshëm edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që besoj se do të pasohet së shpejti edhe nga vendet tjera të rajonit të gjirit-GCC.

Në anën tjetër, është koha që të fillojmë punën e bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bërë pjesë e programit “Visa Waiver Program”, sikur bëri Kroacia dy vite më parë. Do t’jet rrugë e gjatë, por jo e pa arritshme!”, ka shkruar Gjushinca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat