Dosja e Prokurorisë për biznesmenin që i shpëtoi paraburgimit, si tentoi të përfitonte kundërligjshëm nga shteti

Aktuale

Dosja e Prokurorisë për biznesmenin që i shpëtoi paraburgimit, si tentoi të përfitonte kundërligjshëm nga shteti

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:01
Feim Pulaj

Biznesmeni Feim Pulaj nga Prizreni, i cili ka në pronësi tri biznese, u arrestua të martën nën dyshimet se ka kryer veprat penale të shmangies nga tatimi dhe prezantimit të dokumenteve të rrejshme tatimore në rastin në të cilin po dyshohet se tentoi të përfitojë nga shteti miliona euro.

Pulaj i shpëtoi paraburgimit, pasi Gjykata refuzoi caktimin e kësaj mase sigurie, duke ia caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për biznesmenin që dyshohet se tentoi përmes faturave fiktive të përfitojë rreth 3 milionë euro?

Gazeta ka siguruar kërkesën e Prokurorisë, ku thuhet se biznesmeni Feim Pulaj dyshohet se ka kryer veprën penale për “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

“Gjatë muajit janar- mars 2020, në Prishtinë dhe Prizren, në cilësinë e pronarit dhe personit të autorizuar të bizneseve “Blue Plan Kosova AG” dhe hotelit “Lakeside”. Më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme me dashje dhe dijeni ka përdorur dokumentet me përmbajtje të rrejshme, konkretisht 23 fatura fiktive në vlerë prej mbi 18 milionë të cilat i kishte blerë nga i pandehuri Bedri Batatina kinse për ndërtimin e hotelit “Lakeside” që gjendet në Vërmicë të Prizrenit. I pandehuri Pulaj përmes faktuarve fiktive ka bërë hyrje/blerje fillimisht të biznesit të tij “Blue Plan Kosova AG” dhe pastaj të njetja fatura I ka bërë dalje/shitje tek biznesi tjetër i tij “Lakeside AG” duke krijuar kështu qarkullim financiar bankar fiktiv përmes llogarive bankare të bizneseve të tija derisa ka arritur vlerën mbi 18 milionë. Krejt kjo me qëllim që të përfitoj kundërligjshëm  rimburësim nga ATK-jarespektivisht TVSH-në e zbritshme në biznesin e tij me arsyetimin se kishte investuar në ndërtimin e hotelit të lartcekur në vitin 2020, kurse në realitet dhe në bazë të dëshmive të siguruara rezulton se i njëjti ishte ndërtuar në pjesën e parë të vitit 2019.“

“Me këtë i pandehuri do të dëmton buxhetin e Kosovës në shumën prej 2, 787, 65,27 euro, sepse e dëmtuara, në këtë rast ATK, tashmë ka pranuar nga përmbaruesi privat urdhrin për ekzekutimin me detyrim të rimbursimit në favor të të pandehurit Pulaj.”

Pulaj dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Shmangie nga tatimi”, ashtu që bashkë me dy biznesmenët nga Podujeva, Besim Batatina dhe Bedri Batatina dyshohen se pas një marrëveshje paraprake, në mënyrë të kundërligjshme kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK-së duke mos raportuar tatimin e obliguar, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës mbi 122 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat