Përfaqësuesi i infermierëve: Arben Vitia e ka humbur epitetin e doktorit

Aktuale

Përfaqësuesi i infermierëve: Arben Vitia e ka humbur epitetin e doktorit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:05
Enlirat Duraku

Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, thotë se ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka humbur epiteti i doktorit, pasi që sipas tij, doktori duhet të jetë human.

Duraku tha se ministri Vitia është duke injoruar totalisht shëndetin kolektiv, gjendjen ekonomike të infermierëve si dhe kërkesat e tyre.

“Doktor e ka hupur epitetin nuk mund t’i them më… Nuk mund t’i them më, sepse fillimisht njeriu duhet të jetë human – doktori është human. Ndërsa, me injorua totalisht edhe shëndetin kolektiv edhe gjendjen sociale, ekonomike të infermierëve. Me injorua totalisht kërkesat e infermierëve qysh mundem me i thënë atij (Arben Vitisë) doktor. Është e pamundur, ky është mendimi im personal”, tha ai.

Ai deklaroi se për ndalimin e infermierëve për të mos ikur në vendet e huaja nuk mund të bëjë më asgjë Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës si dhe as ShSKUK me QKUK-në.

Ne si infermierë dhe si institucione veçse e kemi ditë që nuk janë më raste të izolume, mirëpo tash po e shohim edhe si fenomen. Tani më as Ministria e Shëndetësisë, as Qeveria e Kosovës, as ShSKUK e QKUK nuk kanë asgjë të bëjnë, sepse pavarësisht se çfarë hapash do të ndërmarrim më infermierët nuk do të ndalen”, tha anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Tutje, Duraku theksoi se gjatë vitit 2023, mbi 700 infermierë kanë kërkuar licenca, të cilat njihen nga vendet ku ata dëshirojnë të shkojnë.

“Ne jemi dëshmitarë që në vitin 2022 ikja e infermierëve ka qenë mbi 500, ndërsa gjatë vitit 2023 sipas statistikave të Odës së Infermierëve janë 713 infermierë kanë kërkuar licencat e deplasifikume për noterizim apo validim dhe njohje të diplomës nga ambasadat ku ata kanë aplikuar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat