Deputetja e AAK-së: Vetëvendosja ka ardh në pushtet në emër të plaçkitjes së shtetit, Kushtetuesja po e kryen punën profesionalisht

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Vetëvendosja ka ardh në pushtet në emër të plaçkitjes së shtetit, Kushtetuesja po e kryen punën profesionalisht

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:52
Time Kadrijaj

Edhe nga AAK-ja e kanë kritikuar pushtetit për deklarimet e tyre rreth Gjykatës Kushtetuese për pengimin e reformave në drejtësi.

Deputetja Time Kadrijaj tha se Kushtetuesja nuk është në dispozicion të opozitës dhe askujt.

Deputetja e AAK-së, thotë se reformat që i shërbejnë Vetëvendosjes e kapjes së shtetit nuk kalojnë.

“Gjykata Kushtetuese po e kryen në mënyrë profesione punën e saj po interpreton sipas Kushtetutës së Kosovës dhe nuk janë në dispozicion të opozitës apo dikujt tjetër. Janë problematike deklaratat e krerëve të shtetit e ministres. Nuk po i ndalë as opozita e Kushtetuesja reformat në drejtësi por nuk kalojnë reformat që t’i shërbejnë Vetëvendosjes e kapjes së shtetit”, deklaroi Kadrijaj.

Kadrijaj tha se që tri vite qeverisje Vetëvendosja e ka dëshmuar që ka ardh në pushtet në emër të plaçkitjes së shtetit.

“Vetëvendosja ka ardh në pushtet në emër të plaçkitjes së shtetit se kanë pretenduar që qeveritë paraprake e kanë kap e këta do ta shkapin. Që tri vite qeverisje këta e kanë dëshmuar që e kanë kapur çdo institucion, borde, agjensione në institucionet publike duke i vendosur militantët e tyre”, thotë ajo.

Kadrijaj thotë se ka pasur tendenca të kapjes se sistemit të drejtësisë nga pushteti.

“Tendenca ka pasur që të kapët edhe sistemi i drejtësisë. Ka disa ligje që u kemi thënë para se të dërgohen në Kushtetuese që janë ligje antikushtetuese megjithatë i kanë aprovuar këto projektligje”, theksoi Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat