Ministria e Liburn Aliut shpall tender 105 mijë euro për punësim të 10 ekspertëve

Aktuale

Ministria e Liburn Aliut shpall tender 105 mijë euro për punësim të 10 ekspertëve

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:45
Liburn Aliu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një tenderi synon të punësoj ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës, e ku vlera e këtij tenderi është hiç më pakë se 105 mijë euro.

Sipas njoftimit të publikuar thuhet se qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si dhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Përmes këtij tenderi ministria synon të punësoj: një profesionist për fushën dhe politikave të banimit, 3 arkitektë për përgatitjen teknike të projekteve për banim të përballueshëm, dy profesionist i Fushës për ndërtimtari, 2 pozita Profesionist i Fushës për Ekonomi, 2 pozita Profesionist i Fushës për juridik.

Më tutje në njoftimin e publikuar thuhet se oferta në aspekt teknik do të potentohet maksimum me 70 pikë, deri sa në aspektin financiar 30 pikë

Hapja e ofertave do të behët më 30 janar të këtij viti në objektet e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat