Ndërveprimi i Kurtit me opozitën, raportuesja për Kosovën: Gjërat do të mund të përmirësoheshin

Aktuale

Ndërveprimi i Kurtit me opozitën, raportuesja për Kosovën: Gjërat do të mund të përmirësoheshin

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:14
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është duke qëndruar në Kosovë për vizitë zyrtare, ku edhe ka folur në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se në Kosovë është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për tu bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.

Ajo tha se niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon.

“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin.” – ka thënë Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat