Doli kundër blerjes së raketave “Javelin” nga Kosova, veprimtari në Amerikë “godet” ashpër kongresisten - ja çka i numëron

Aktuale

Doli kundër blerjes së raketave “Javelin” nga Kosova, veprimtari në Amerikë “godet” ashpër kongresisten - ja çka i numëron

Nga: A.Zh Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:21
Raketat “Javelin”

Veprimtari i njohur shqiptar në Amerikë Ramazan Bekteshi, i ka reaguar kongresistes amerikane Claudia Tenney, e cila doli kundër blerjes së raketave “Javelin” nga Kosova.

Në një reagim publik në Facebook, Bekteshi i ka thënë kongresistes republikane se sponsorizimi i rezolutës sipas Aktit të Kontrollit të Armëve dhe shtyrja e Presidentit që të ndryshojë vendimin, është një shërbim i keq për demokracinë amerikane dhe një përpjekje për të lobuar për Aleksandar Vuçiqin, përcjell Bota sot.

Sipas veprimtarit, Tenney do të duhej t’i drejtohej Departamentit amerikan të shtetit për ndëshkimin e Serbisë, për shkak të një sërë veprimesh e mashtrimesh nga ky shtet.

Reagimi i plotë i Bekteshit:

Përgjigjja ime kundër cicërimes së kongresistes Klaudia Tenney, një përkrahëse e Serbisë

E nderuara Kongresiste Claudia Tenney (@RepTenney), ju e keqprezantuat vendin tonë me paratë e taksapaguesve. Kosova është një histori suksesi e SHBA-së; si është e mundur të harrohet se SHBA-të e çliruan Kosovën dhe janë ende të pranishme në Kampin Bondsteel , Kosovë, pas një çerek shekulli me forcat tona dhe investimet kapitale.

Trupat tona atje jo vetëm që po ruajnë paqen në Ballkan, por edhe po trajnojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila së shpejti do të bëhet Ushtria e Kosovës me bekimin e SHBA-së. Prandaj, shitja e raketave "Javelin" Kosovës ishte një mision fisnik dhe miqësor.

Përndryshe, deklarata juaj do të duhej t'i drejtohej DASH-it dhe BE-së për të ndëshkuar Serbinë:

Për refuzimin e aplikimit të sanksioneve kundër Rusisë.

Për agresionin (e dështuar paraushtarak) të Banjskës, në veri të Kosovës, të sponsorizuar nga Serbia.

Për përpjekjet për të destabilizuar fqinjët e saj, Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën.

Për zgjedhjet e fundit mashtruese dhe të manipuluara në Serbi.

Për torturimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë, viktima e fundit ishte z. Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, dhe lista vazhdon.

Sponsorizimi i një rezolute sipas Aktit të Kontrollit të Armëve dhe shtyrja e Presidentit që të ndryshojë vendimin, është një shërbim i keq për demokracinë tonë të shkëlqyer dhe një përpjekje për të lobuar për Vuçiqin, ish-ministrin e Informacionit të Millosheviçit dhe për Serbinë, një shtet gjenocidal.

P.S. Kongresistja Klaudia Tenney është një republikane nga NY dhe bashkëkryetare e "Serbian Caucus". Është një përkrahëse e regjimit të Vuciqit dhe përkrahëse e Trumpit. Ajo është e zëshme në kërkimin e themelimit të Zajednicës, kërkon më shumë të drejta për serbët, ishte për shtyerjen e implementimit të targave, kërkoi që SHBA t'ia ndal asistencën Kosovës derisa të implementojë marrëveshjen e Brukselit 2013 dhe së fundi, sponsoron një rezolutë që është kundër blerjes së raketave "Javelin" nga Kosova e që DASh-i e aprovoi.

R.B. Virginia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat