Ramadani kundërshton KQZ-në: Mos e financoni Listën Serbe, ndaleni këtë skandal

Aktuale

Ramadani kundërshton KQZ-në: Mos e financoni Listën Serbe, ndaleni këtë skandal

Më: 13 janar 2024 Në ora: 18:59
Burim Ramadan

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për të financuar Listën Serbe me 360 mijë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kërkuar që të mos financohet Lista Serbe dhe që ajo të shpallet jokushtetuese.

“Mos e financoni Listën Serbe, shpalleni Jo-Kushtetuese! A thua vendimi i djeshëm i KQZ-së për ta financuar Listën Serbe me 360 mijë euro ka mbetur pa u vërejtur?”, ka shkruar Ramadani.

“Ndaleni more këtë skandal. Mos financoni me para të popullit këta që duhet të shpallen Jo-Kushtetues!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat