​Shpërthimi i bombolës, 4 nga 13 të lënduarit i nënshtrohen operimit në QKUK

Aktuale

​Shpërthimi i bombolës, 4 nga 13 të lënduarit i nënshtrohen operimit në QKUK

Më: 13 janar 2024 Në ora: 20:23
QKUK

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit sot në Kçiq të Mitrovicës.

Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, si fytyrë, duar dhe këmbë.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton të 13-të pacientët, katër nga të cilët janë duke u operuar në sallën e operacionit.

Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediat dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestarë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat