ShSKUK-ja tregon gjendjen e 14 pacientëve që pësuan nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës

Aktuale

ShSKUK-ja tregon gjendjen e 14 pacientëve që pësuan nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:55
ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 14 pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegiet nga bombola e gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas ShSKUK-së, katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse te të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike.

“4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar  shëndetësore nga djegia”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikëqyrjen nga stafi shëndetësorë”, thuhet tutje.

“2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale”, thuhet më tej.

Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikëqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat