Bislimi falënderon Von Cramon për kontributin e saj në heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Bislimi falënderon Von Cramon për kontributin e saj në heqjen e vizave për Kosovën

Më: 15 janar 2024 Në ora: 12:04
Viola von Cramon dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Bislimi e ka falënderuar Cramon për kontributin e saj në heqjen e vizave për Kosovën.

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës.

Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, shtoi se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

Po ashtu në komunikatën për medie thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat