Cramon kërkon rritjen e buxhetit të transmetuesit publik

Aktuale

Cramon kërkon rritjen e buxhetit të transmetuesit publik

Më: 15 janar 2024 Në ora: 12:58
Foto nga vendngjarja

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, në konferencë për media në kuadër të vizitës së saj katërditore në Kosovë, tha se fokusi i takimeve që ka pasur ka qenë për zbatimin e ligjit.

Cramon deklaroi se në Kosovë mungon transparenca e autoriteteve publike ndaj medieve, duke shtuar se autoritetet duhet të japin më shumë informacione gazetarëve në mënyrë që të informohet popullata.

Ajo theksoi se transmetuesi publik duhet të jetë i pa anshëm dhe se ka kërkuar rritjen e buxhetit për të.

Cramon theksoi se kërkohet që autoritetet publike të ketë më shumë transparencë me mediat dhe të shkëmbejnë informacione me gazetarët sa i përket informacionit për popullatën, duke shtuar se diskutimet që po bëhen për të zëvendësuar drejtorin duke vendosur një drejtor që është më shumë mbanë anën e  qeverisë, mendoj që kjo nuk është e mirë dhe duhet të jetë një transmetues publik i pa anshëm, dhe se çfarë po shoh është se lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar, reformat janë duke marrë udhë dhe unë kam kërkuar që të rritet buxheti i transmetuesit publik dhe dialogu mes qeverisë dhe shoqërive civile të ketë më shumë transparencë”, tha Cramon.

E në fillim të konferencës, raportuesja uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke thënë se të gjithë kemi luftuar shumë për këtë.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë, të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat