Von Cramon sheh pak progres në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Von Cramon sheh pak progres në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 13:16
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Von Cramon në një konferencë për medie të mbajtur sot në Prishtinë, tha se ajo ka parë pak progres në dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres”, theksoi mes tjerash ajo.

Ndërsa Cramon po ashtu u shpreh se dëshiron të shoh progres në Kosovë, para se BE të shkojë në zgjedhje.

“Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”, u shpreh ajo.

Raportuesja gjithashtu shfrytëzoi rastin për të uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.

Cramon gjatë këtyre ditëve ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat