Ragmi Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

Aktuale

Ragmi Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:50
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.

Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas raportimeve se Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, raporton Klan Kosova.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit.

Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat