Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar

Aktuale

Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

Si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat