Shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës: Një paciente dërgohet për trajtim në Gjermani, dy të tjera po trajtohen në QKUK

Aktuale

Shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës: Një paciente dërgohet për trajtim në Gjermani, dy të tjera po trajtohen në QKUK

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:58
QKUK

Në mjekim intensiv qendror në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës (QKUK) KUK janë duke marrë trajtim mjekësor dy nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës. Kurse, një e lënduar tjetër është dërguar për trajtim në një qendër trajtimi në Gjermani.

Këto i ka për të ditur për Radio Dukagjinin shefi i mjekimit intensiv, Shaqir Uka, i cili ka theksuar se gjendja e përgjithshme e dy të lënduarve që po trajtohen në QKUK për momentin është stabile, pavarësisht që lëndimet janë mjaftë serioze.

“Në orët e mesditës njëra nga tri pacientët është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në një qendër klinike në gjermani.  Gjendja e dy pacientëve të tjera paraqitet të jetë stabile, përkundër ë lëndimet nga djegia janë serioze, janë të shkallës së rëndë. Fatmirësisht ato paraqesin një gjendje stabile shëndetësore.

Njëra prej pacientëve është moshës 12 vjeçare dhe ka lëndime në regjionin fytyrës dhe në ekstremitete, ajo është në frymëmarrje spontane, është e vetëdijshme. Kurse pacientë tjetër, është moshës 56 vjeçare ka djegie të fytyrës dhe të dy ekstremiteteve të sipërme ajo vazhdon të qëndrojë e fjetur në barna dhe e varur nga aparatura mjekësore”, ka thënë Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat