Mustafa: Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij po e kamuflojnë autonominë territoriale me Asociacion

Aktuale

Mustafa: Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij po e kamuflojnë autonominë territoriale me Asociacion

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:44
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurti, se ai dhe bashkëpunëtorët e tij po kamuflojnë një autonomi territoriale për serbët, me çështjen e Asociacionit.

Mustafa është shprehur se kjo mund të jetë e rrezikshme.

“Një autonomi territoriale me këtë vetmenaxhimin me të cilin zoti Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij janë që të kamuflojnë në çështjen e asociacionit , unë mendoj se mund të jetë e rrezikshme sepse jemi ne vend i vogël që te kemi një autonomi të shtrirë në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Mustafa në RTV21.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës, tha se nuk pret se mund të ketë luftë të drejtpërdrejt me Serbinë.

Por, sipas tij paraqet rrezik se Serbia do ta atakojë sovranitetin e Kosovës përmes grupeve të ndryshme që janë në veri të Kosovës.

Ai tha se qeveria aktuale duhet të bashkëpunojë më partnerët ndërkombëtarë, në rend të parë me SHBA-në që të gjejë një zgjidhje, e cila nuk e prek Kushtetutën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat