​Përkujtohen vëllezërit Gërvalla, krerët e shetit: Pararendës të UÇK-së

Aktuale

​Përkujtohen vëllezërit Gërvalla, krerët e shetit: Pararendës të UÇK-së

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:35
Krerët e shetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë bërë homazhe tek varret e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit, me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tyre.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sot u bënë bashkë për të përkujtuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët u shndërruan në simbol të përpjekjeve tona për liri.

Ajo tha se kontributi i tyre është simbol i përpjekjeve tona për liri, për cka shtoi se kujtojnë me pijetet gjithë kontributin e tyre dhe të mijëra djemve e vajzave të Kosovës, që të cilët dhanë jetën në mënyrë që ne sot të punojmë për Kosovën e pavarur.

Osmani: E kujtojmë me pijetet gjithë kontributin e tyre dhe të mijëra djemve e vajzave të Kosovës

“17 janari është ditë e humbjeve të mëdha për popullin shqiptar, për Kosovën në veçanti. Në këtë datë 42 vjet më parë janë vrarë në një atentat në Gjermani Jusuf e Bardosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke i dhënë kështu një goditje të madhe përpjekjeve të gjata e sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, por njëkohësisht, duke e rizgjuar ndjenjën e atdhetarizmit dhe të sakrificës me miliona do të thoja shqiptarë gjithandej, të cilët për vite me radhë pastaj kontribuan për lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë sot. Jemi këtu së bashku me Donika Gërvallen, të bijën e Jusuf Gërvalles, me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me familjen Gërvalla, me miqtë dashamirë nga Duboviku dhe nga gjithë Kosova për të përkujtuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët u shndërruan në simbol të përpjekjeve tona për liri. E kujtojmë me pijetet gjithë kontributin e tyre dhe të mijëra djemve e vajzave të Kosovës, të cilët dhanë jetën në mënyrë që ne sot të punojmë për Kosovën e pavarur, ta gëzojmë Kosovën e pavarur dhe lirinë e saj”, tha Osmani.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se qëllimi i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekësh ishte bashkimi i të gjitha organizatave ilegale që synim kishin lirinë e popullit shqiptar.

Ata, Konjufca i quajti pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa shtoi se qëllimet e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës kanë peshë dhe rëndësi shumë të madhe për historinë e Kosovës.

Konjufca: Unë do t'i quaja Jusuf Gërvallen e Bardhoshin, e po ashtu edhe Kadri Zekën si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Ata kishin dy qëllime madhore të cilat duhet t'i kujtojmë e të cilat kanë peshë dhe rëndësi shumë të madhe për historinë e Kosovës. E para, ata u përpoqën që t'i bashkonin të gjithë që t'i bashkonin të gjitha organizatat ilegale të cilat synim e kishin lirinë e popullit shqiptar dhe t'i sillnin në një kornizë të vetme, në një organizatë të vetme. Dhe e dyta, që ky kjo liri të vinte përmes çlirimit, përmes përpjekjes së organizuar dhe të armatosur të popullit të Kosovës. Këto qëllime kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës dhe pikërisht për këtë arsye unë do t'i quaja Jusuf Gërvallen e Bardhoshin, e po ashtu edhe Kadri Zekën si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kuptim ata kanë një peshë të jashtëzakonshme për historinë e Kosovës dhe do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë”, tha Konjufca.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht vajza e Jusuf Gërvalles, Donika Gërvalla tha se data 17 janar është një prej datave të cilt na përkujtojnë vazhdimisht që liria nuk është fituar lehtë dhe që nuk ka ardhur shpejtë.

Ajo shtoi se kjo datë na përkujtojnse sa e vlefshme është liria, dhe se sipas saj dihet të punojkme dhe të luftojmë për ta mbrojtur dhe ruajtur atë.

Gërvalla: 17 janari është një prej datave të cilat na përkujtojnë vazhdimisht që liria nuk është fituar lehtë

“Unë mendoj që 17 janari është një prej datave të cilat na përkujtojnë vazhdimisht që liria nuk është fituar lehtë dhe që liria nuk ka ardhur shpejtë. Aq më tepër 17 janari dhe data të tilla të rëndësishme për ndërgjegjen historike të Kosovës do duhet të na përkujtonin se sa e vlefshme është kjo liri që kemi dhe sa duhet të punojmë dhe sa duhet të luftojmë që ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta bëjmë Kosovën shtetin atë shtet të cilët e kanë dashur të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe janë flijuar për vendin e tyre”, u shpreh Gërvalla.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat