​Përkujtohet Kadri Zeka me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij

Aktuale

​Përkujtohet Kadri Zeka me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij

Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë përkujtuar sot Kadri Zekën me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij, duke vendosur lule pranë bustit të heroit.

Më herët gjatë ditës, gjithashtu Osmani dhe Konjufca kanë bërë homazhe tek varret e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit, ku Presidentja tha se sot u bënë bashkë për të përkujtuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët u shndërruan në simbol të përpjekjeve tona për liri.

Ajo tha se kontributi i tyre është simbol i përpjekjeve tona për liri, për çka shtoi se kujtojnë me pijetet gjithë kontributin e tyre dhe të mijëra djemve e vajzave të Kosovës, që të cilët dhanë jetën në mënyrë që ne sot të punojmë për Kosovën e pavarur.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Kadri Zeka ishte udhëheqësi i madh dhe i lavdishëm i Kosovës dhe i viseve të saja nën ish-Jugosllavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat