Rexhaj: Vuçiqi këmbëngul në marrëveshjet Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq

Aktuale

Rexhaj: Vuçiqi këmbëngul në marrëveshjet Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:22
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur lidhur me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, për liberalizimin e vizave, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesën e fundit që ka bërë Kosova ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për blerjen e raketave kundërtanke “Javelin”.

Rexhaj u është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme, derisa ka thënë se “ato nuk i përcaktojnë ata”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacionin dhe komentet se ai “ka krijuar autonomi”.

“Po të ishte siç thotë opozita Serbia që moti do të nënshkruante marrëveshjen me Kryeministrin Kurti, por ju e keni parë se si me zë e me figurë Vuçiq këmbëngul në marrëveshjen 2013 dhe 2015, praktikisht atë Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq”, u shpreh Rexhaj.

Rexhaj në këtë intervistë shtoi se Kosova që prej shkurtit të vitit të kaluar ka insistuar në Bruksel nënshkrimin e marrëveshjes, pastaj në Ohër e më pas edhe në Bruksel.

“Sërish, Serbia është ajo që vazhdimisht ikën nga marrëveshja sepse nuk është e interesuar për një gjë të tillë. Madje siç e dini javë më parë ajo edhe formalisht përmes letrës zyrtare që i ka dërguar BE-së ka njoftuar praktikisht largimin nga marrëveshja. Ajo nuk është e interesuar as për dialog as për asociacion. Ajo është e interesuar vetëm që Kosovën ta defunksionalizojë e ta sulmojë siç bëri përmes aktit të 24 shtatorit ku pati qëllim aneksimin e veriut. Pra, nuk mund të thuash se po dialogoj dhe ta sulmosh shtetin me të cilin dialogon. Ky është minimumi jetik i të bërit dialog”, tha tutje Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat