Rexhaj: Serbia nuk është e interesuar as për dialog, as për Asociacion, por ta defunksionalizojë Kosovën

Aktuale

Rexhaj: Serbia nuk është e interesuar as për dialog, as për Asociacion, por ta defunksionalizojë Kosovën

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:34
Pamje nga dialogu në Bruksel, foto arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të dialogojë me Kosovën e as për Asociacionin, por vetëm të defunksionalizojë Kosovën.

“Serbia nuk është e interesuar as për dialog as për asociacion. Ajo është e interesuar vetëm që Kosovën ta defunksionalizojë e ta sulmojë siç bëri përmes aktit të 24 shtatorit ku pati qëllim aneksimin e veriut. Pra, nuk mund të thuash se po dialogoj dhe ta sulmosh shtetin me të cilin dialogon. Ky është minimumi jetik i të bërit dialog”, u shpreh deputeti nga partia në pushtet.

Ai shtoi se “Kosova që prej shkurtit të vitit të kaluar ka insistuar në Bruksel nënshkrimin e marrëveshjes, pastaj në Ohër e më pas edhe në Bruksel sërish, Serbia është ajo që vazhdimisht ikën nga marrëveshja sepse nuk është e interesuar për një gjë të tillë”.

“Madje siç e dini javë më parë ajo edhe formalisht përmes letrës zyrtare që i ka dërguar BE-së ka njoftuar praktikisht largimin nga marrëveshja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat