Kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Aktuale

Kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:50
Foto nga vendngjarja

Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës

“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë më lëndime të shumfishta, nëdërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli për median.

“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.

“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.

“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat