“Lëndime të shumëfishta”, kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Aktuale

“Lëndime të shumëfishta”, kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka bërë të ditur se gjendja e vajzës e cila u lëndua nga rënia e një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria” është stabile por se ka lëndime të rënda.

“E lënduara është pranuar dhe po trajtohet, gjendjen e ka stabile por ka lëndime të rënda”, ka thënë Syla.

Perimetri i sigurisë është zgjeruar për shkak se Policia po vlerëson se ende ka rrezik për shkak të erës së fuqishme që po vazhdon të qarkullojë në afërsi të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, më herët këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat