Krimet Ekonomike me aksion në Prizren, cak autoshkollat – policia jep detaje, ka edhe të arrestuar

Aktuale

Krimet Ekonomike me aksion në Prizren, cak autoshkollat – policia jep detaje, ka edhe të arrestuar

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:28 Përditësuar në ora: 17:00 më 18.01.2024
Policia e Kosovës

​Lëshuan certifikata pa prezencën e kandidatëve për patentë-shoferë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës sot në Prizren ka arrestuar personat me inicialet I.G. (62), U.M., (48) dhe L.B. (48), nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes se rreme.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur pas dyshimeve se zyrtarë të një klinike mjekësore me seli në Prizren, po lëshojnë certifikata mjekësore për kandidatët të cilët paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor.

Po ashtu, dyshohet se kjo klinikë bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët prezent në Kosovë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren, të cilët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Krimet Ekonomike me aksion në Prizren, cak autoshkollat – disa të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në komunën e Prizrenit.

Mësohet ekskluzivisht se cak i bastisjeve janë disa autoshkolla, të cilat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme.

Sipas burimeve, pikënisje e këtij aksioni janë dyshimet për regjistrim në autoshkolla të personave që jetojnë jashtë Kosovës.

Nga aksioni policor, janë vënë në pranga disa persona të dyshuar.

Këtë e ka konfirmuar prokurorja Ervehe Gashi.

“Po, është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.

Sipas saj, në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë shoferë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat