Rënia e kulmit, flasin nga Komuna e Prishtinës

Aktuale

Rënia e kulmit, flasin nga Komuna e Prishtinës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga komuna e Prishtinës kanë njoftuar se nuk kanë qenë duke u zhvilluar punime në kulm të objektit të Komunës së Prishtinës kur ka ndodhur rënia e tij.

“Nuk ka pasë punime në atë kat. Është mbyllur ndërtesa, punëtorët janë lëshuar në shtëpi. Hetimet janë në fazën fillestare, si pasojë e erërave të forta ka ardhur deri te rrëzimi i kulmit. Forenzika është këtu, do të dalin me detaje”, kanë deklaruar nga komuna.

Ndryshe, Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka bërë të ditur se gjendja e vajzës e cila u lëndua nga rënia e një pjese të kulmit të objektit të komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria” është stabile, por se ka lëndime të rënda.

Perimetri i sigurisë është zgjeruar, për shkak se policia po vlerëson se ende ka rrezik për shkak të erës së fuqishme që po vazhdon të qarkullojë në afërsi të objektit të ri të komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat