Bislimi: Rregullorja e BQK-së për zvogëlon vetëm hapësirën e sekserëve nga Beogradi që kanë sjellë dinarë me thasë ilegalisht në Kosovë

Aktuale

Bislimi: Rregullorja e BQK-së për zvogëlon vetëm hapësirën e sekserëve nga Beogradi që kanë sjellë dinarë me thasë ilegalisht në Kosovë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 17:30
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me rregulloren e re të BQK-së që rregullon operacionet me para të gatshme e ku euro njihet si valutë e vetme e vlefshme për pagesë.

Bislimi ka thënë se kjo rregullore s’ka pasur si ta anulojë përdorimin e dinarit, meqë një gjë e tillë s’ka qenë e lejuar asnjëherë.

Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së s’është derivat i negociatave politike në Bruksel dhe s’ka ndikim në procesin e normalizimit me Serbinë.

Numri dy i Qeverisë ka thënë se transparenca në import e valutave të huaja dhe konvertimi i tyre në EURO dhe trasnferi tek përfituesit final s’kanë se si ndikojnë në mbarëvajtjen e furnizimeve të përfitueseve e as në zvogëlimin e fuqisë blerëse të tyre.

“Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre”, ka thënë tutje Bislimi.

Bislimi ka thënë se vetmja gjë që zvogëlohet fuqishëm është hapësira për keqpërdorim në emër të përkrahjes e ndihmave sociale, që sipas tij është praktikë e sekserëve politikë në Beograd, të cilët Bislimi thotë se për çdo dinarë që e kanë dërguar tek komuniteti serb në Kosovë kanë vjedhur 5 fish më shumë.

 “Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicensuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё”, ka pëfunduar Bislimi.
Reagimi i plotë:

RRETH ZHURMЁS MBI RREGULLOREN E BANKЁS QENDRORE TЁ KOSOVЁS PЁR “OPERACIONET ME PARA TЁ GATSHME”

Rregullorja e BQK-së pёr “Operacionet me Para tё Gatshme”, e miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit tё vitit qё lamё pas, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs. Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar.

Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje.

Cfarёdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik. Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jofinanciare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja.

Natyrisht se nё ushtrimin e kёtij mandati, Banka Qendrore ёshtё e kufizuar me njё sёrё instrumentesh ligjore vendore e ndёrkombёtare, si Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, Kodi Penal, Ligji pёr Bankёn Qendrore, ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit e shumё tё tjera, por edhe nga njё varg rregulloresh, direktivash e vendimesh tё Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, Bankёs Qendrore Evropiane dhe konventave relevante ndёrkombёtare qё rregullojnё standardet nё operimin me para tё gatshme, paketimin dhe depozitimin e tyre, kёmbimin e valutave tё dёmtuara, heqjen nga qarkullimi dhe riqarkullimi tё valutave tё dёmtuara ose tё falsifikuara, importimin apo eksportimin e valutave tё brendshme dhe tё huaja.

Natyrisht se e njё rёndёsie tё veçantё ёshtё edhe pёrcaktimi i valutёs e cila lejohet tё pёrdoret nё tё gjitha transaksionet bankare e jobankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta EURO.

Secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.

Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё.

Kёto deklarata njёkohёsisht synojnё minimin e sovranitetit politik e monetar tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si tё tilla duhet tё ndeshen me kundërshtim tё fuqishёm tё secilit prej nesh.

Rregullorja e sipёrpёrmendur nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior.

Transparenca nё import tё valutave tё huaja, konvertimi i tyre nё Euro dhe transferi tek pёrfituesit final, nuk ka asnjё mundёsi tё ndikojё as nё mbarёvajtjen e furnizimeve tё pёrfituesve eventual e as nё zvogёlimin e fuqisё blerёse tё tyre. Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre.

E vetmja gjё qё zvogёlohet fuqishёm, ёshtё hapёsira enorme pёr keqpёrdorim nё emёr tё mbёshtetjes e ndihmave sociale, praktikё kjo e perfeksionuar nga sekserёt politikё nё Beograd, tё cilёt pёr secilin dinar qё kanё dёrguar tek familjet e komunitetit serb nё Kosovё, kanё vjedhur 5 sosh.

Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicensuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat