Kuçi e PSD-së: E falënderojmë AAK-në për ftesën, por refuzimi jonë është konceptual dhe ideologjik

Aktuale

Kuçi e PSD-së: E falënderojmë AAK-në për ftesën, por refuzimi jonë është konceptual dhe ideologjik

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:36
Natyra Kuçi

PSD-ja e Dardan Molliqajt e ka refuzuar ftesën e AAK-së për koalicion.

“PSD-ja ka marrë ftesë nga AAK-ja që t’i bashkohet koalicionit AAK – NISMA, por është refuzuar nga ana jonë. Fillimisht e falënderojmë AAK-në për këtë ftesë, por refuzimi jonë është konceptual dhe ideologjik. Gjithashtu, ne si subjekt politik gjykojmë që, një koalicion strategjik që synon vetëm përfaqësim më të lartë në Kuvend nuk është i nevojshëm. Situata aktuale politike ka nevojë për një kundërshtim me alternativë që ofron zgjidhje karshi situatave të krijuara tashmë nga Qeveria Kurti”, ka thënë Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

Kuçi tha që do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

“PSD-ja me partitë aktuale në kuvendin e Kosovës nuk do të ketë bashkëpunime elektorale për arsye ideologjike dhe parimore. Ne do të garojmë si të vetëm në zgjedhjet e ardhshme, dhe jemi te hapur për bashkëpunime me grupe shoqërore dhe parti tjera politike që kanë interes dhe botëkuptim të përafërt me ne”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat