Abbott rikonfirmon mbështetjen britanike në gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Abbott rikonfirmon mbështetjen britanike në gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:41
Foto nga takimi

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për familjet kosovare të cilët kërkojnë më të dashurit e tyre të zhdukur gjatë luftës.

Me këtë rast, Abbott ndihet u nderuar të ishte pjesë e ceremonisë së inaugurimit të objekteve të reja të Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur (QKPMR).

”Ishte nder të isha pjesë e ceremonisë së inaugurimit të objekteve të reja të Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur (QKPMR), donacion me dashamirësi nga Kryetari i Komunës së Prishtinës. Puna që bën MPRC, nën udhëheqjen e përkushtuar dhe të palodhshme të Bajram Qerkinajt, është ë dëshmi sesi familjet nga etni të ndryshme, fatkeqësisht të bashkuara në dhimbjen e tyre, mund të bashkohen për të kapërcyer sfidat dhe për të luftuar për drejtësi.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë një mbështetëse e fortë e atyre që kërkojnë të gjejnë të dashurit e tyre të zhdukur, duke punuar me familjet dhe qeveritë, në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat