Ademi: Në vitin 2023 u lënduan 40 minatorë në vendin e punës

Aktuale

Ademi: Në vitin 2023 u lënduan 40 minatorë në vendin e punës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:40
Vefzi Ademi

Vefzi Ademi minatorë anëtarë sindikatës së punëtorëve të Trepçës, ka thënë se kushtet e punës në këtë minierë janë tepër të rënda.

Ai ka thënë se edhe lëndimet e minatorëve ndodhin në mungesë të pajisjeve të punës.

Ademi tha se në vitin 2023 kanë ndodhur 40 raste të lëndimit në punë.

“Dy herë kemi pas prishje të ashensorit, lëndimet vijnë si pasojë e pajisjeve jo të duhura të punës. Jemi me teknologji të stërvjetruar, në vitin 2023,kanë qenë 40 incidente lëndime në punë”, tha ai.

Kurse, Dastan Kërleshi nënkryetar i sindikatës tha se makineria e fundit që ka ardhur në Trepçë ka qenë viti 2019.

13 minatorë kanë pësuar lëndime trupore të mërkurën, pas rrjedhjes së acidit. Dy nga ta kanë pësuar lëndime në sy dhe ende janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa 11 të tjerë janë liruar të mërkurën në mbrëmje.

Ndërsa, pas incidentit, Bahri Karaç, është liruar nga detyra e drejtorit të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça, ne Stan Terg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat