Kreu i BSPK-së: E kam njoftuar qeverinë për tmerrin që kam parë në Trepçë

Aktuale

Kreu i BSPK-së: E kam njoftuar qeverinë për tmerrin që kam parë në Trepçë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:34
Trepça

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se duhet të ketë hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e incidentit në “Trepçë”, ku u lënduar 13 minatorë si pasojë e rrjedhjes së acidit.

Ai ka thënë po punojnë që minatorëve të lënduar tu ofrohet ndihma dhe kompensimi i menjëhershëm

Hykolli ka thënë se për kushtet e punës dhe “tmerrin që ai e ka parë” e ka njoftuar Qeverinë.

“BSPK ka bërë presione vazhdimit dhe kemi njoftuar Qeverinë për tmerrin që kemi parë kur kemi hy dhe kur jemi lëshuar në minierë. Minatorëve së pari duhet siguruar jetesa, pajisjet e punës, por duhet të ketë edhe mbështetje financiare”, tha ai.

Hykolli ka thënë se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të rishikuar dhe forcuar masat e sigurisë dhe parandaluar incidente tjera në Trepçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat