Rrusta: AAK-ja na ftoi për koalicion, PSD nuk do t’i bashkohet

Aktuale

Rrusta: AAK-ja na ftoi për koalicion, PSD nuk do t’i bashkohet

Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:45
Teutë Rrusta

Teutë Rrusta nga Partia Social Demokrate, ka bërë të ditur se këtë subjekt politik e ka ftuar për koalicion Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sikurse Nismën Socialdemokrate, me të cilën kanë nënshkruar dje koalicion.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka thënë se këtë ftesë e kanë refuzuar.

“Atëherë po, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë na ka ftuar në takim dhe ka kërkuar që ne të bëhemi pjesë e këtij koalicioni, i kemi falënderuar e kështu me radhë”.

“Mirëpo nuk e shohim të rrugës me u fut në koalicione të cilat nuk pajtohemi as ideologjikisht dhe as aktualisht për proceset politike, më e mirë do të ishte që këto parti të grumbullohen dhe të dalin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pasi këtë vit do të jetë kryetema”.

“Për neve do të ishte më e rëndësishme dhe shumë më shumë do të mund të ishin në fronte më të gjera, duke i kundërshtuar këto tema se sa të hyjmë në koalicione të tilla që ata i bëjnë për llogari të tyre, ne nuk po duam që gjithçka me qenë pjesë e llogarive a hynë në parlament”, ka thënë Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat