FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës

Aktuale

FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:36
FSK

Dje është nisur kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”.

Ky operacion realizohet në mbështetje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Për këtë ka reaguar Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.

Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruan Ambasada britkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat