Edhe Lushaku shkruan disa fjalë pas sulmeve ndaj LDK-së

Aktuale

Edhe Lushaku shkruan disa fjalë pas sulmeve ndaj LDK-së

Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:38
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka thënë se kjo parti po sulmohet për shkak të rritjes së saj.

Duke iu referuar sulmeve të fundit nga pushteti dhe disa zyrtarë të opozitës, ajo ka thënë se “propaganda me sulme nuk i zgjidh problemet e qytetarëve”.

“Vetëm një parti me program të ri, me qasje rugoviste, me projekte prosperuese e me histori shtetformuese e do shtetin, e ruan shtetin dhe do të dijë ta zhvillojë atë.” – ka shkruar tutje ajo.

Në fund, Sipas Lushakut, LDK-ja me Lumir Abdixhikun kryeministër është zgjidhja.

Postimi i plotë

Konfirmimi i Rritjes

Kur një parti si LDK, me program modern e qasje profesionale rritet, të gjithë të tjerët marrin anën e sulmit.

Propaganda me sulme nuk i zgjidh problemet e qytetarëve; as ribashkimi i atyre që ju ka përfunduar epoka, nuk ofron zgjidhje për qytetarët.

Vetëm një parti me program të ri, me qasje rugoviste, me projekte prosperuese e me histori shtetformuese e do shtetin, e ruan shtetin dhe do të dijë ta zhvillojë atë.

Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhiku është zgjidhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat