Flet Sanduloviq: Ja përse bëra homazhe në Prekaz

Aktuale

Flet Sanduloviq: Ja përse bëra homazhe në Prekaz

Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:22
Nikola Sanduloviq

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, deklaroi në një intervistë televizionin publik, se nuk ka kryer asnjë vepër penale për çka akuzohet.

Sanduloviq  paralajmëron  se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën qe e ka përjetuar.Sanduloviq, i cili është në përkujdesje në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi, tha se i është nënshtruar dhunës disa orëshe nga pjesëtarët  e BIA-s. Si pasojë, ai ka tani lëndime të rënda trupore.

BIA  dhe prokuroria mohuan se Sanduloviq i është nënshtruar torturës.Ai akuzohet “për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kjo pasi në rrjetet sociale, Sanduloviq njoftoi se ka kërkuar falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka vendosur lule në varret e familjes Jashari në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat