Halimi për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva: Kemi shumë punë për t’i parandaluar rastet si kjo

Aktuale

Halimi për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva: Kemi shumë punë për t’i parandaluar rastet si kjo

Më: 21 janar 2024 Në ora: 23:11
Sibel Halimi

Sibel Halimi nga LDK, ka reaguar për vrasjen e të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Ajo ka thënë që ka punë për t’i parandaluar këto raste.

Halimi thotë që të rinjve duhet t`i prezantohen modelet që e luftojnë urrejtjen.

”E trishtuar nga dehumanizimi i qenies njerëzore! Një djalë i ri humbi jetën duke u torturuar mizorisht. Kemi shumë punë për t’i parandaluar rastet si kjo. Ndërgjegjësimi në parandalimin e dhunës duhet të jetë prioritet shtetëror duke filluar nga shkolla e reagimi gjithë shoqëror.

Dhuna e promovuar sot në gjuhë, legjitimon nesër, vrasjen!

Të rinjve tanë duhet t`i prezantohen modelet që e luftojnë urrejtjen e të ndërgjegjësohen në frymën e tolerancës, e cila fillon nga komunikimi, mënyra e të shprehurit – po qe e pakujdesshme, mund të bëhet shkaktare e dhunës që përfundon në një tragjedi të tillë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat