Kovaçevski: Temë edhe reformat për Ballkanin Perëndimor drejt BE-së

Aktuale

Kovaçevski: Temë edhe reformat për Ballkanin Perëndimor drejt BE-së

Më: 22 janar 2024 Në ora: 09:50
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot është nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka mirëpritur mbrëmë në një darkë pune në Shkup, liderët e vendeve të rajonit.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në hapje të këtij takimi tha se sot do të flasim për planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe reformat për vendet tona drejt BE-se.

Instrumentet financiare prej 6 miliardë eurosh. Flasim për aktivitetet rreth CEFTA-s për heqjen e barrierave tregtare mes vendeve, e të tjera tema.

Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.

Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë,  Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, James O’Brien , Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat