Detaje nga aksioni i Policisë në Zveçan: Bastiset e depoja babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

Aktuale

Detaje nga aksioni i Policisë në Zveçan: Bastiset e depoja babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:32 Përditësuar në ora: 12:48 më 22.01.2024
Foto ilustrim

Në Zveçan bastiset depoja e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një bastisje sot në Zveçan.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Bastisja është kryer në një depo, ku janë konfiskuar një sasi e pijeve alkoolike. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, ka thënë Elshani.

Siç merr vesh media, bastisja është bërë në depon e babait të njërit prej të vrarëve gjatë agresionit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

--------------------

Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është duke kryer bastisje në një lokacion në hyrje të Komunës së Zveçanit.

Kontrollet po kryhen në një depo, ku dyshohet për veprimtari të kundërligjshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni po vazhdon.

“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat