Bëri shqiponjën me duar, Vulin i ndalon këngëtares hyrjen në Serbi

Aktuale

Bëri shqiponjën me duar, Vulin i ndalon këngëtares hyrjen në Serbi

Më: 22 janar 2024 Në ora: 21:18
Selma Bajrami

Ish-drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, ka konfirmuar sot në mënyrë skandaloze se këngëtares boshnjake Selma Bajrami, me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi, sepse ajo para kamerave “me krenari ka treguar simbolet e Shqipërisë së Madhe”.

Ai tha për Tanjug se çdo këngëtar që do të bënte një foto me urimin “Sieg Heil” (përshëndetje naziste) vështirë se do të mbante një koncert në Izrael, prandaj ai nuk e kupton pse shfaqja e simbolit të “Shqipërisë së Madhe” do të ishte “ rekomandim për një karrierë estrade në Serbi”.

“Nuk mund të tregosh simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të marrësh para në Serbi. Për kë krenohet ‘Shqipëria e Madhe’, Serbia nuk duhet të jetë kundërvënie.

Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që kanë të bëjnë me të gjithë ata që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë.

Nuk e di se cilat urdhra mbeten në fuqi, por është mirë që tradhtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur të pështyhet Serbia pa u ndëshkuar, ta kontrollojnë vetë”, tha Vulin.

Kujtojmë se Bajrami, siç pohon Tanjug, duke iu referuar burimeve në strukturat e sigurisë së Serbisë, është ndaluar sot në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit teksa po tentonte të hynte në vend, dhe më pas u kthye menjëherë në aeroplanin që po fluturonte për në Sarajevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat