Gërvalla nis vizitën zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Aktuale

Gërvalla nis vizitën zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:23
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka nisur vizitën zyrtare në Monako.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite Gërvalla do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos.

“Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë. Vizita e Ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Derisa theksohet se Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat