S’ka dënim mbi 10 vjet për të miturit në Kosovë, flasin nga Ministria e Drejtësisë

Aktuale

S’ka dënim mbi 10 vjet për të miturit në Kosovë, flasin nga Ministria e Drejtësisë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:21
Lulzim Fejzullahu

Reagime të shumta ka ngjallur vrasja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë, nga dy të dyshuarit që janë të mitur.

Nga dy të miturit ,i ndjeri së pari u godit me veturë, e pastaj u rrah për vdekje me shkop bejsbolli.

Mirëpo, sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, saktësisht nenit 35, pikës 2, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Për shkak të dënimit të ulët, profile të ndryshme po kërkojnë rishikimin e dënimeve për të miturit në mënyrë që të parandalohen vrasje të tilla.

Por, nga Ministria e Drejtësisë, kanë deklaruar për Kanal 10 se për këtë duhen bërë një varg konsultimesh dhe duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndërkaq, ish-sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari, deklaron se në raste kur të miturit kryejnë vrasje të tilla, nuk duhet marrë me dënimin e tyre, por me forcimin e sistemit të edukimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat