Bislimi: Gjatë këtij viti pritet të thjeshtohen 100 procedura administrative

Aktuale

Bislimi: Gjatë këtij viti pritet të thjeshtohen 100 procedura administrative

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:57
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se gjatë dy viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë masa për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative në ofrimin e shërbimeve.

Bislimi në Facebook tha se ngritja e nivelit të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimi i tyre, mbetet objektiv e ku deri më tani sipas tij, janë arritur një sërë rezultatesh pozitive.

Ndër to, ai tha se janë thjeshtuar plot 152 procedura, ku 49 prej tyre procedohen në nivel qendror dhe 103 në nivel lokal në tre komuna. Në komunat e Prizrenit, Ferizajit dhe Pejës, janë eliminuar dhe 64 procedura të tjera.

“Për më tepër, mbi 2.2 milionë euro janë kursyer nga qytetarët dhe bizneset pas thjeshtimit dhe eliminimit të procedurave, nga të cilat 1.6 milionë euro nga thjeshtimi në nivel qëndror dhe 628,688 euro nga thjeshtimi dhe eliminimi i procedurave në nivel lokal. Gjithashtu, ka filluar dhe digjitalizimi i rreth 30 shërbimeve që i përkasin ministrive të ndryshme si dhe janë mbajtur takime dhe bashkëpunime të ngushta me organizatat e shoqërisë civile dhe odat e bizneseve, duke avancuar këtë bashkëpunim edhe më tej. Frytet e këtij bashkëpunimi tashmë po i ndjejmë, përmes zbatimit e rezultateve konkrete dhe të prekshme për qytetarët”, tha Bislimi.

Derisa theksoi se gjajë këtij viti me mbështetjen e Bashkimit Evropian, partnerëve gjerman dhe Qeverisë së Zvicrës viti pritet të thjeshtohen edhe mbi 100 procedura administrative dhe digjitalizohen mbi 50 shërbime.

“Gjatë këtij viti, pritet të thjeshtohen edhe mbi 100 procedura administrative dhe digjitalizohen mbi 50 shërbime. Këto arritje janë ndërtuar përmes dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian, partnerëve gjerman dhe Qeverisë së Zvicrës, të cilëve i jemi falënderues për përkrahjen e vazhdueshme”, tha tutje ai.

Raportin e plotë rreth punës së zhvilluar dhe të arriturave, mund ta gjeni në vegëzën e publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat