“Janë budallë, badihavxhi të Facebook-ut” – Olluri godet kritikuesit e mediave për publikimin e videos nga vrasja e 18-vjeçarit

Aktuale

“Janë budallë, badihavxhi të Facebook-ut” – Olluri godet kritikuesit e mediave për publikimin e videos nga vrasja e 18-vjeçarit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 22:33
Lulzim Fejzullahu

Gazetari Parim Olluri është njëri ndër të ftuarit në Pressing ku po diskutohet vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Teksa pati shumë kritikues ndaj mediave për publikimin e videos që dëshmon se si u goditë me veturë e u rrah për vdekje viktima, Olluri këta kritikues i quajti badihavgji.

“Mendimi mundet me kanë i një njeriu anti-media, një njeriu që rri 7 orë në TikTok. Një person që rrin 8 orë në Facebook dhe nuk e ka një punë apo një angazhim, nuk e ka një detyrë gjatë ditës ai mendon gjithçka”, tha ai.

“Ajo çka kanë bë mediat është shumë e rëndësishme sepse ka ndiku me u arrestu këta njerëz, ne e dim që në Kosovë njerëzit rrihen e plagosen e vriten dhe nuk janë njerëzit në burgje”, u shpreh ai.

“Mediat e postojnë videon dhe del një badihavgji thotë e kanë bë për klikime, e që është budallak i madh me ua mvesh këtë faj mediave”, tha Olluri.

Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat