Kadrijaj e AAK-së: Kurti në një ditë të bukur – mund ta çojë vendin në zgjedhje

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Kurti në një ditë të bukur – mund ta çojë vendin në zgjedhje

Më: 24 janar 2024 Në ora: 00:23
Time Kadrijaj

Kryeministri Albin Kurti vendosë për gjithçka brenda strukturave të partisë së tij, Vetëvendosje, brenda Qeverisë dhe dikastereve të saj, dhe se për të njëjtën “në një ditë të bukur, mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Për këtë Kadrijaj tha se kryeministri Kurti do ta përdorë si kauzë të tij të “rrejshme”marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti do ta shfrytëzojë mundësinë e zvarritjes së procesit të dialogut. Do ta pamundësojë themelimin e ‘Zajednicës’, dhe ndoshta do të mundohet të fitoj edhe një mandat, me akuzën që se ka pranuar Asociacionin dhe gjithë marrëveshjen. Për shkak të këtij qëllimi, Kurti mund të kërkoj që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Kadrijaj.

Ajo madje tha se deputetët e partisë në pushtet, shpeshherë nuk ishin në dijeni të disa zhvillimeve politike më shumë sesa ata të partive opozitare.

“Ne s’kemi çka shohim te deputetët, sepse në një ditë të mirë Kurti është ai që vendosë për deputetët, Qeverinë dhe për VV-në. Kurti ndoshta i ka dy-tre njerëz që konsultohet, dhe ndoshta do të kërkoj që parlamenti ta zhbëjë qeverinë, për zgjedhje të parakohshme. Kurti nuk konsultohet me struktura, Grup Parlamentarë apo ministror. Këtë e kemi parë tek deputetët. Më shumë kemi pasur ne si opozitë informata, sesa pushteti.”, deklaroi tutje Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat