Aksion i Policisë në veri, konfiskohen 59 makina për mihjen e kriptovalutave

Aktuale

Aksion i Policisë në veri, konfiskohen 59 makina për mihjen e kriptovalutave

Më: 24 janar 2024 Në ora: 16:51
Ilustrim

Policia e Kosovës në orët e paradites ka zhvilluar një aksion në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani,

Me këtë rast janë konfirmuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën Çeta e Minatorëve dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave.Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar.”, ka treguar Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat