​Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin

Aktuale

​Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të vizitës dy ditore në Monako, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj Isabelle Berro-Amadei me të cilën ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike.

Gjatë takimit ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, si dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gërvalla falënderoi Berro-Amadei për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në fazat e shtet-ndërtimit, fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA, si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat