Thaçi: Isha duke pushuar me mbesa, kur e pashë David Cameron’in në Kosovë u çova në këmbë pavetëdijshëm

Aktuale

Thaçi: Isha duke pushuar me mbesa, kur e pashë David Cameron’in në Kosovë u çova në këmbë pavetëdijshëm

Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:58
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tregoi lidhjen e afërt që e ka me Kosovën.

Ai tha: “Mua si individ dhe gjeneratave ende më vjen era lloq Kosove”.

Gjithashtu tregoi se si ishte zgjuar në këmbë kur e kishte parë se si kryediplomati britanik Cameron, e mbështeste Kosovën gjatë vizitës që pati në Kosovë ditë më parë.

“Unë e kam gjetë veten para 10 ditësh duke pushuar me mbesa, David Cameron (kryediplomati britanik), në Kosovë, jam çu në këmbë në mënyrë të pavetëdijshme kur e pashë se i tha ministres së Jashtme, ne ju përkrahim. Ne do t’i përkrahim forcat e armatosura të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat