Zafir Berisha i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit: Po e ofendoni Isa Boletinin

Aktuale

Zafir Berisha i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit: Po e ofendoni Isa Boletinin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:41
Zafir Berisha

Ish deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha që vjen nga Nisma për Kosovën, nuk është pajtuar me zyrtarin e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën

Berisha ka thënë se është ofendim të krahasohet puna e Albin Kurtit me atë të Isa Boletinit.

“Ky është ofendim që i bëhet Isa Boletinit, një njeri që ka bërë shumëçka , jo veç për atë pjesë të Kosovës por për gjithë shqiptarinë. Me Albinin i cili është duke u marrë me politikë ditore, ku me ngrit votën edhe ku mos me ngrit, imagjino nëse shkojmë me këto që po thotë Agimi në fushatë dhe kërkojmë besimin e qytetarëve se Albini ka bë mas Isa Boletinit, unë mendoj se nuk ka ndonjë projekt të realizuar”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, Agim Bahtiri ka thënë se “punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat