Spahiu: Puna e Qeverisë për integrimin e serbëve në veri është zero

Aktuale

Spahiu: Puna e Qeverisë për integrimin e serbëve në veri është zero

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:50
Nexhmedin Spahiu

Publicisti, Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës, për integrimin e serbëve në veri.

Ai ka thënë se nuk është shfrytëzuar mundësia, ku veriu është në kontroll.

Spahiu ka thënë se i vetmi që po punon në këtë drejtim është zëvendësministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal.

“Aty ka vetëm një zëvendësministër , Arbër Vokrri, i cili angazhohet për integrimin e serbëve me i kry punët të cilat i lënë një shije të mirë komunitetit serb. Punët tjera çka i bënë ,Qeveria është barazi me zero, është lënë në kontrollin policor, që është meritë e Ministrisë së Brendshme, tjerat ministri nuk kanë punuar dhe nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, deri tash Qeveria e Kosovës është dashur të hap tenderin për autostradën, Zveçan-Mitrovicë-Prishtinë.

Spahiu ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri nuk ka qenë e vështirë, pasi për këtë edhe dhënë leja nga presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat