Pritja lamtumirëse për Abbott, Rama: Rrugëtim i mrekullueshëm i miqësisë dhe diplomacisë

Aktuale

Pritja lamtumirëse për Abbott, Rama: Rrugëtim i mrekullueshëm i miqësisë dhe diplomacisë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 10:32
Rama ka publikuar fotografi nga pritja lamtumirëse për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott,

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga pritja lamtumirëse për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili përfundon mandatin.

Rama e ka falenderuar ambasadorin për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Festuam mbrëmë një rrugëtim të mrekullueshëm të miqësisë dhe diplomacisë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Nicholas Abbott  

Falënderimet tona të përzemërta për forcimin e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona  Miqësia e Kosovës me Britaninë e Madhe është e shenjtë.

Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë!”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat